image Kurti bezdiset kur pyetet për takimin me Lajçakun: A edhe në ara të Mireshit, Lajçaku?

Politikë

Kurti bezdiset kur pyetet për takimin me Lajçakun: A edhe në ara të Mireshit, Lajçaku?

news image

Kryeministri i vendit Albin Kurti sot ka vizituar një bujk në Miresh të Gjilanit i cili po livronte arën.

Pas kësaj vizite, Kurti beri një postim në rrjetin social Facebook, ku tha se teksa po bisedonin me bujqit, një gazetare e ndiqte arave dhe me insistim te madh po e pyeste për Lajçakun.

‘’Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit,’’ ka shkruar Kurti.

Në videon e publikuar nga ‘’RTV Dukagjini’’, gazetarja e pyet Kurtin, se çfarë biseduat me zotërinë Lajçak.

Ndërsa Kurti, shihet i befasuar me këtë pyetje duke thënë se ‘A edhe në ara të Mireshit, Lajçaku, a po kupton. Kqyre traktoristi këtu a po kupton’’. Në prapavije ministri Peci shihet duke qeshur me përgjigjen e Kurtit.

Por gazetarja ia kthen se s’po kemi ku të bëjmë pyetje.

/GazetaSinjali/