image Kurti bën homazhe për Luan Mulliqi: Na la vepër madhështore

Sociale

Kurti bën homazhe për Luan Mulliqi: Na la vepër madhështore

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para arkivolit të skulptorit Luan Mulliqi, të vendosur në hollin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka marrë pjesë edhe në mbledhjen komemorative në nderim të profesorit Mulliqi.

“Shumë mend dhe mund është dashur për punët e mëdha që bëri dhe veprën madhështore që na e la ne. Akademik e profesor, intelektual e artist, qytetar e patriot, Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave që shënojnë sheshe e rrugë në vendin tonë e në aq shumë vende tjera anekënd botës”, është shprehur Kurti.

/GazetaSinjali/