image Kurti - Bekë Berishës: Nëse do të më kritikosh thirr seancë e mos e ofendo popullin

Politikë

Kurti – Bekë Berishës: Nëse do të më kritikosh thirr seancë e mos e ofendo popullin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka replikuar me deputetin e AAK-së, Bekë Berisha, i cili tha se shumicën e votave Kurti e ka siguruar duka iu shërbyer atyre që janë me Jugosllavi.

Kurti tha se shumica dërmuese e popullit të Kosovës ka qenë kundër Jugosllavisë e Serbisë, andaj sipas tij, Berisha nuk duhet ta ofendojë popullin, shkruan Gazeta Sinjali.

Nuk ka çka të duhet kjo. Sapo e ofendove popullin. Shumica dërmuese gjithmonë kanë qenë kundër Serbisë dhe Jugosllavisë. Mos e ofendo as popullin, e as mua“, është shprehur Kurti.

Ndryshe, Kurti tha se oferta për takim me veteranët është konkrete dhe në rast se duan ta kritikojnë, atëherë le të thirret seanca për këtë.

Pas protestava, Kurti ka thënë se do ta anulojë pjesëmarrjen në Prespë, në mënyrë që t’i takojë përfaqësuesit e veteranëve.

/GazetaSinjali/