image Kurti: Asnjë zyrtar amerikan s’e kërkon Asociacionin në qendër të marrëveshjes me Serbinë - Sinjali

Kurti: Asnjë zyrtar amerikan s’e kërkon Asociacionin në qendër të marrëveshjes me Serbinë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të pranojë asociacionin e komunave me shumicë serbe në formën që është, pasi që ky version është hedhur poshtë nga Kushtetuesja.

Kurti tha se marrëveshja me Serbinë duhet të përqendrohet rreth njohjes reciproke dhe jo asociacionit.

“Asociacioni s’e ka kaluar testin e Gjykatës. Mund të ketë Asociacion, por jo mbi baza etnike. Në mënyrën se si është në frymën si është, jo. Duhet ta keni parasysh se në qendër nuk është Asociacioni, por njohja reciproke. S’e thotë asnjë zyrtar amerikan që Asociacioni duhet të jetë në qendër”.

Kurti tha për Zërin e Amerikës se Kosova është në rregull në dialogun me Serbinë, por është shteti serb ai që ka ngelur pas për shkak se nuk i pranon krimet e kryera.

“Kosova s’ka bërë hapa pas [në dialog], por Serbia e cila ka ngelur pas meqë s’i pranon krimet që i ka kryer”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin