image Kurti arsyeton masat rigoroze: Shpërthimi i pandemisë do ta kollapsonte sistemin shëndetësor

Kosovë

Shëndetësi/ Kurti arsyeton masat rigoroze: Shpërthimi i pandemisë do ta kollapsonte sistemin shëndetësor

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar masat për kufizimin e lëvizjes deri në një orë e gjysmë për qytetarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Kurtit, këto masa rigoroze janë marrë për tri arsye kryesore, njëra prej të cilave është mundësia e shpërthimit të pandemisë e cila, thotë ai, do të kollapsonte sistemin shëndetësor të Kosovës.

“Masat rigoroze kanë qenë të domosdoshme për tri arsye kryesore. E para, për shkak se në kushtet kur fillon stina e bukur e pranverës është shumë vështrië që njerëzit të qëndrojnë brenda dhe ishte bërë një muaj që njerëzit po rrinin në shtëpi dhe e fundit përderisa na lavdëronin se si jemi vend shembull për menaxhimin me koronavirus, duke që pati njëlloj shlirimi të qytetarëve që mbase kjo krijon një hapësirë më shumë që të dalim dhe ishte e domosdoshme që ajo lakorja që ngritet e shpërndarjes së COVID-19 të spostohej në kohë, të zbutet në përmasë dhe në këtë mënyrë të mos ketë një shpërthim të pandemisë edhe te ne, e që do të na e kollapsonte sistemin shëndetësor”, tha Kurti në RTV Dukagjin.

Kujtojmë që për këto masa, sot Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma kanë dorëzuar kërkesë për shqyrtimin e këtij vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë në Gjykatën Kushtetuese, me pretendimin se janë shkelur dy nene të Kushtetutës./Gazeta Sinjali/