image Kurti: Aq lirë ka qenë rryma këto 4 vjet, saqë qytetarët nuk e kanë ditë sa e kanë faturën

Politikë

Kurti: Aq lirë ka qenë rryma këto 4 vjet, saqë qytetarët nuk e kanë ditë sa e kanë faturën

news image

Kryeministri i Kosovës është duke folur para deputetëve në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të debatuar lidhur me vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, raporton Gazeta Sinjali.

Para përfaqësuesve të popullit, Kurti tha se rryma ka qenë shumë lirë gjatë katër viteve të fundit. Madje, aq lirë saqë, sipas tij, numri i qytetarëve që nuk e kanë ditur se sa e kanë faturën, ka qenë më i larti në histori.

“Kurrë nuk ka pasur numër më të madhe qytetarëve të Republikës së Kosovës në këto katër vitet e ardhshme që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike. Aq lirë ka qenë sa që nuk e kanë ditur as sa paguajnë. Në historinë e Kosovës, numër të qytetarëve që nuk kanë ditur se sa e kanë pasur faturën, nuk ka pasur ndonjëherë. Nuk po them që janë shumica të tillë, por numër më të madh, nuk ka pasur”, tha ai./GazetaSinjali/