image Kurteshi thotë se një deputet me mandat të humbur votoi për Qeverinë Hoti

Politikë

Kurteshi thotë se një deputet me mandat të humbur votoi për Qeverinë Hoti

news image

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se për votimin e Qeverisë Hoti sot në Kuvendin e Kosovës ka votuar edhe një deputet i cili e ka humbur mandatin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, për Qeverinë Hoti votoi edhe Etem Arifi për të cilin thotë se ka humbur mandatin e deputetit për shkak të dënimit me 1 vit e 3 muaj burgim.

“Sot, me 61 vota për, 1 abstenim dhe 24 vota kundër, u votua nga Kuvendi Qeveria Hoti. Etem Arifi ka votuar për. I njëjti ka votuar edhe për mocionin e mosbesimit më 25 mars 2020 kundër Qeverisë Kurti. Etem Arifi është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg efektiv. Kjo normë nuk duhet interpretuar vetëm nga Gjykata Kushtetuese, sepse, sipas përvojës së deritashme të hidhur, si mashë e krimit politik që është dëshmuar, ajo mund të bëjë interpretim që edhe këtë normë e shndërron në të kundërtën e saj. E gjykata e rregullta nuk e bëjnë këtë, sepse ato e kanë dhe vendimin”, ka shkruar Kurteshi në Facebook.

Me këtë rast, anëtari i LVV-së ka cituar nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës në të cilin përkufizohet se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2563465227087872&set=a.735888549845558&type=3&theater