image Kursimi i energjisë elektrike, i domosdoshëm – KEDS vjen me 4 këshilla për dyqanet e vogla

Kosovë

Kursimi i energjisë elektrike, i domosdoshëm – KEDS vjen me 4 këshilla për dyqanet e vogla

news image

Këshilla kursimi për dyqanet e vogla

Meqënse kursimi është i domosdoshëm në këtë periudhë, ekspertët nga KEDS po përgatisin vazhdimisht udhëzime për kategori të ndryshme. Në këtë njoftim, gjeni disa këshilla praktike, të cilat mund të ndihmojnë dyqanet e vogla.

– Rregulloni termostatin për t’iu përshtatur sezonës. Rregullimi i teromostatit të ftohjes, për një ose dy shkallë më lart, mund të sjell kursime të mëdha të energjisë elektrike.

– Reduktoni përdorimin e ujit të nxehtë që ngrohet me energji elektrike.

– Minimizoni apo fikni dritat dekoruese dhe reklamuese, pasi që ndriçimi i shumtë reklamues në dyqane është shpenzues mjaft i madh i energjisë elektrike.

– Pastroni shpesh poçat elektrik nga pluhuri. Poçat e vjetër dhe grumbullimi i pluhurit në sipërfaqen e tyre mund të zvogëlojnë ndriçimin total deri në 50%.

– Fikni dritat në ato hapësira që nuk përdoren. Përdorni lllamba efiçiente, pra llamba LED.

– Largoni spinën e pajisjeve elektronike nga priza. Disa paisje ende konsumojnë energji elektrike në sasi të vogël kur janë të kyçur në prizë.

/GazetaSinjali/