Premier Liga është duke punuar në mënyrë intensive që sa më shpejtë të rifilloi sezoni.
Sipas ‘Daily Mail’, Premier Liga është duke punuar që sezoni të nis përsëri në fundjavën e parë të muajit maj dhe ndeshjet të luhen pa tifozë, transmeton Gazeta Sinjali.
I gjithë sezoni pastaj të mbaroi me 12 korrik. Duke e parë gjendjen në Angli për shkak të koronavirusit, ky plan duket vështirë i arritshëm.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin javën e kaluar tha se nëse sezonet në liga nuk fillojnë para fundit të qershorit atëherë sezoni është i humbur./Gazeta Sinjali/