image ‘Kur hyra në zhveshtore, isha si një fëmijë’ – De Ligt tregon se çka e bindi atë të transferohej tek Juventus

Futboll

Futboll/ ‘Kur hyra në zhveshtore, isha si një fëmijë’ – De Ligt tregon se çka e bindi atë të transferohej tek Juventus

news image

Mbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs de Ligt në një intervistë për ‘Foot Truck’ ka treguar se si ishte ndjerë kur kishte ardhur për herë të parë në Juventus.

‘Kur shkova për herë të parë në zhveshtore, isha si një fëmijë në dyqanin e ëmbëlsirave. Pas dy muajsh fillova të isha vetëvetja’, u shprehë ai, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Juventusi më thanë se arsyeja se pse po dëshironin që të më blenin ishte për shkak se une isha një lojtar I matur dhe dija si ta përballoja presionin dhe se kishin besim të unë’, tha De Ligt./Gazeta Sinjali/