image Kur duhet të fillojnë fëmijët të mbajnë syze dielli

Këshilla

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mbajnë syze dielli

news image

Për t’u mbrojtur nga dielli përveç kapelës nevojiten edhe syzet, por për fëmijët në cilën moshë lejohen të mbajnë syze dielli?

E vërteta është se nuk ka asnjë moshë të caktuar për lejimin për përdorim të syzeve të diellit, por që  nën moshën 6 muajsh, foshnjat nuk lejohen të ekspozohen në diell.

Nga mosha 6-12 muajsh ku bebet mund të ekspozohen më shumë në diell mund të fillojnë të mbajnë syze.

Deri në këtë moshë, kapelet dhe karroca janë zgjidhjet më të mira, por sapo të jetë gjashtë muajsh, ai duhet të fillojë të mbajë syze kur është jashtë dhe veçanërisht kur qëndron në diell për një kohë të gjatë.

Çfarë duhet dinë nënat para se t’i blejnë?

Së pari, duhet t’i jepni përparësi cilësisë dhe filtrave të mbrojtjes së lenteve, flisni me mjekun në mënyrë që ai t’ju sugjerojë disa mundësi dhe zakonisht, syzet për fëmijë kanë lente të zgjeruara për të qenë më të qëndrueshme.

Nëse fëmija është më i madh, përfshini atë në zgjedhjen e syzeve, thuaji që të zgjedhë të preferuarat. /GazetaSinjali/