image Kur do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Politikë

Kur do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

news image

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani.

Ajo i ka dërguar letër presidentit Joe Biden përmes së cilës e ka ftuar të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet video-adresimit, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar i presidentes.

Djali i presidentit Biden, Beau Biden ka vdekur nga kanceri në tru në vitin 2015.

Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e Presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteel.

/GazetaSinjali/