Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja mes Anglisë dhe SHBA-së, e vlefshme për grupet e Kupës së Botës e cila përfundoi me rezultatin 0-0.
Gjysmën e historisë e tregon vetë rezultati, por edhe performanca e dobët e kombëtares së “Tre Luanëve” të cilët rrezikuan shumë ta humbisnin këtë sfidë.
ShBA ishte tepër aktive dhe e rrezikshme, ndërsa nga ana tjetër Anglia nuk krijoi pothuajse asnjë rast të rrezikshëm.
Kamerat kanë kapur disa momente nga shkallët e stadiumit, ku duken qartë partneret e lojtarëve të Anglisë të cilat nga mërzia e tepërt dhe mungesa e dëshirës për të parë këtë sfidë të mërzitshme, filluan të hapnin gojën, gati për gjumë.
Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe kanë marrë shumë komente të ndryshme.