image Kunjat për Arjan Konomin jashtë emisionit Për’puthen nuk ndalen

Bota e Yjeve

Kunjat për Arjan Konomin jashtë emisionit Për’puthen nuk ndalen

news image

Nga emisioni i dashurisë “Për’puthen”, njëra nga vajzat  më në qendër të vëmendjes padyshim se ishte Sindi Loci, shkruan Gazeta Sinjali.

Pak para se të dilte nga emisioni, ajo pati disa takime me konkurrentin Blerim Dauti, por si dukej ata të dy nuk i’a mbushën dot mendjen opinionistit Arjan Konomi, i cili thoshte se ky i fundit nuk e kishte mendjen fare tek Sindi.

Por siç duket Sindi dhe Blerimi tani po bëjnë takime edhe jashtë “Për’puthen”.

Ata të dy së fundmi në rrjetin social Instagram, kanë postuar disa fotografi me mbishkrime ku hidhnin kunja ndaj opinionistit duke i hedhur poshtë mendimet e tijë që i kishte dikur për të dy.

“Shume i zen je”, i shkruan Sindi, ndërsa Blerimi iu përgjigj duke e ‘thumbuar’ Arjanin.

Jo une interesin per ty e kam vetem me kamera hapur, sic thoshte Arjan Konomi dikur hahaha”, shkruan ai.

/Gazeta Sinjali/