image Ishin kundër vaksinës, çifti humb jetën nga COVID-19 (Video)

Botë

Ishin kundër vaksinës, çifti humb jetën nga COVID-19 (Video)

news image

Një çift amerikan nga Alabama, të cilët ishin të njohur për publikun nga një kanal në YouTube, ishin kundër vaksinimit, por që të dy humbën betejën me COVID-19.

Dusty dhe Tristian Graham nga Huntsville vdiqën brenda tri javësh nga COVID-19, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Sinjali.

Çifti thoshin se vaksina antiCOVID-19 është fyerje ndaj të drejtave të tyre humane, ku përmes videove në YouTube, ata treguan që nuk do ta merrnin atë.

Dusty humbi jetën nga koronavirusi të enjten, tri javë pasi bashkëshortja e tij vdiq pas komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Fatkeqësisht, Dusty dhe Tristina janë ndarë nga jeta. Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe për ndihmën që na keni dhënë në këtë kohë të vështirë”, shkroi vajza e çiftit në internet.

Në një video të publikuar në internet, çifti tregoi haptazi që janë kundër vaksinës. Dusty tha se ka mbijetuar pa vaksinë vitin e kaluar dhe se nuk njeh ndonjë nga miqtë e tij që e kanë virusin.

Megjithatë në fund të gushtit, ai kërkoi ndihma financiare për t’i paguar shpenzimet e funeralit për gruan e vdekur, përderisa vetë ishte në repartin e kujdesit intensiv. /GazetaSinjali/