image "Kunati im ka përdorur dhunë psikike ndaj meje për 5 apo 6 vjet", flet gruaja që u rrahë dhe u dëbua nga shtëpia

Sociale

“Kunati im ka përdorur dhunë psikike ndaj meje për 5 apo 6 vjet”, flet gruaja që u rrahë dhe u dëbua nga shtëpia

news image

Viktima e dhunës në familje, Selvie Krasniqi, ka treguar historinë e saj për dhunën sistematike që një familjar i bashkëshortit të saj ka ushtruar ndaj saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi ka thënë se vëllai i bashkëshortit të saj kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe se e kishte nxjerrë jashtë nga shtëpia.

Kësaj dhune psikike dhe fizike nga kunati, Krasniqi thotë se i është nënshtruar për pesë ose gjashtë vjet.

“Unë kam qenë e martuar, burri im ka pasë edhe një grua tjetër. Ne i kemi dy djem, pas një kohe bashkëshorti im u sëmurë. Pas kësaj, kunati im kishte përdorur dhunë psikike ndaj meje për pesë apo gjashtë vjet. Unë nuk kisha mundësi të largohesha nga shtëpia, sepse nuk kisha ide ku do të përfundoja më pas. Kunati e kishte marrë shtëpinë time dhe me dokumentacion i takonte vetëm atij”, tha ajo në Klan Kosova.

Ajo thotë se policia nuk ka shkruar ndonjë raport për rastin e saj, ndonëse kanë qenë të lajmëruar disa herë.

Krasniqi kishte jetuar me vëllezërit e saj për katër vjet dhe më pas kishte tentuar të rikthehej në shtëpinë e saj, por ishte larguar sërish nga familjarët e bashkëshortit të saj.

“Pas një kohe, ai filloi të ushtronte edhe dhunë fizike ndaj meje, ditën e fundit më rrahu dy herë radhazi dhe më largoi nga shtëpia. Unë disa herë e pata thirr policinë, por ata nuk është se kanë shkruar ndonjë raport për rastin tim. Për katër vjet kam jetuar me vëllezërit e mi dhe më pas kam provuar të shkoj në shtëpinë time, por familjarët e burrit sërish më larguan”, shtoi ajo./Gazeta Sinjali/