image Kumanova futet në karantinë - Sinjali

Rajon/ Kumanova futet në karantinë

news image

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka vendosur që gjatë fundjavës, Kumanova të futet në karantinë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Kumanova do të jetë tërësisht e bllouar nga sonte në orën 21:00 e deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Teksa thuhet se edhe ditëve të tjera nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit do të vendoset ora policore.

Pavarësisht kësaj, të gjithë ata që kanë leje për të shkuar në vendet e punës do të mund të lëvizin pa ndonjë problem. Të njëjtat rregulla janë të parapara edhe për orën policore./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin