image Kultivimi i drogës në Shupkovc të Mitrovicës, policia bastis disa shtëpi

Siguri

Kultivimi i drogës në Shupkovc të Mitrovicës, policia bastis disa shtëpi

news image

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, mbrëmë rreth orës 20:45, ekipet e policisë kanë bastisur disa shtëpi nga druri të një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale të narkotikëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Gjykatës kanë bërë të ditur se pasi që gjyqtari i procedurës paraprake e dha urdhrin për bastisje, ekipet anti-drogë të policisë shkuan për të kontrolluar shtëpitë nga druri, të cilat ishin pronë e personit të dyshuar, ku u gjetën dhe u konfiskuan substanca narkotike të llojit marihuanë.

Sinjali ka mësuar se përveç që ky person dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve, i njëjti dyshohet se ka kultivuar bimën e hashashit, shkurrën e kokainës, me ç’rast i janë gjetur 33 fara të dyshuara të bimës së kanabisit dhe dy mullinjë që shërbejnë për grirjen e substancës narkotike. /GazetaSinjali/