image Kuleba kërkon ndihmë nga Perëndimi: Të luftojmë kundër Putinit, do ta shmangni një luftë të madhe

Botë

Kuleba kërkon ndihmë nga Perëndimi: Të luftojmë kundër Putinit, do ta shmangni një luftë të madhe

news image

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka kërkuar ndihmë nga Perëndimi për ta furnizuar Ukrainën me armë dhe sanksione më të mëdha kundër Rusisë.

Sipas Kulebas, një ndihmë e tillë do të ndikonte që të shmangej një luftë më e madhe.

“Për ata jashtë vendit që kanë frikë se mos tërhiqen zvarrë në Luftën e Tretë Botërore. Ukraina lufton me sukses. Ne kemi nevojë që ju të na ndihmoni të luftojmë. Na siguroni të gjitha armët e nevojshme”, shkroi Kuleba.

“Zbatoni më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe izolojeni atë plotësisht. Ndihmoni Ukrainën ta detyrojë Putinin të dështojë dhe ju do ta shmangni një luftë më të madhe”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/