image Kuka për xhudistët kosovarë: Ju jeni heronjtë e lirisë së fituar me gjak

Sporte Luftarake

Kuka për xhudistët kosovarë: Ju jeni heronjtë e lirisë së fituar me gjak

news image

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas suksesit me xhudistët e tij në Lojëra Olimpike “Tokio2020”.

Suksesi i xhudisteve tona ishte historik, duke u renditur në vendin e dytë sa i përket kategorisë së xhudos në “Tokio 2020”.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medaljet e arta, kurse Akil Gjakova u rendit i shtati në garën e tij.

Driton Kuka falënderoi xhudistët e tij dhe u shpreh shumë i lumtur që vendi ynë tashmë ndodhet vetëm pas Japonisë për medaljet e fituara.

Heronjtë e lirisë së fituar me gjak’, ishte njëra ndër vlerësimet që Toni Kuka e bëri për të gjithë garuesit që morën pjesë nën urdhërat e tij.

“Ende smë besohet,kemi ardh për medalje por …2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë”, ka shkruar trajneri Kuka.

Postimi i plotë:

Lojërat Olimpike 2020 Tokio 
U nis me Majlinden në Rio De Janeiro tash e 5 vite,e arta erdhi në Kosovë!
Në Tokio vazhduan Distria e Nora.
Krejt të Arta!
Medalje të Arta Olimpike
Ende smë besohet,kemi ardh për medalje por …
2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë.
Dhe kjo sështë e tëra!
Çfarë e arriture në radhitjen e shteteve me medalje të arta në sportin ku shtetet investojnë me dhjetra e qindra miliona Euro!
Kosova vetëm pas Japonisë e para Frances,Rusisë … e para 200 e më shumë shteteve dhe e gjithë kjo në Lojëra Olimpike!
Majlinda,Disi,Nora,Akil,Loriana …
Heronjtë e mi!
Heronjtë e lirisë së fituar me gjak!
Sa e sa herë jam lutur për ju në këto vite e sot shihni Kosovën ku e keni ngrit në Sportin tonë të dashur.
Thjesht e shkurt faleminderit nga zemra!
#proudcoach

/GazetaSinjaliSporti/