image Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit, Zekaj eliminohet

Sporte Luftarake

Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit, Zekaj eliminohet

news image

Loriana Kuka ka vazhduar me paraqitje fantastike, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kukan në çerekfinale e mposhti xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON.

Kuka pati iniciativën gjatë tërë duelit dhe e mposhti me IPPON kur kishin mbetur edhe disa sekonda.

Kështu, Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale dhe pret të njoftohet me kundërshtaren e saj të radhës.

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është mposhtur në çerekfinale të European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ai në çerekfinale u mund me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli.

Përkundër humbjes, Shpati Zekaj ka ende mundësi të fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ai fillimisht do të përballet me xhudistin britanik, Rhys Thompson. Në rast fitoreje, Zekaj do të kishte edhe një luftë tjetër për t’u stolisur me medaljen e bronztë. /Gazeta Sinjali Sporti/