image Bekim Jashari fiton Medalje të Artë për mjaltin në Novi Sad

Rajon

Bekim Jashari fiton Medalje të Artë për mjaltin në Novi Sad

news image

Kosovari Bekim Jashari bashkë me djalin e tij Norikun, kanë fituar Medaljen e Artë në Panairin Ndërkombëtar të Novi Sadit i 88-i me radhë në garën ndërkombëtare për kualitet të Mjaltit.

Për këtë vlerësim maksimal, ka shkruar në Facebook vetë Bekim Jashari, i cili tha se në këtë garë morën edhe titullin kampion në kualitete për vitin 2021.

Kjo fitore, Jashari tha se “i dedikohet kujdestarit që më së shumti kujdeset për bletishte, e ky është babai im, Feriz Jashari”

/GazetaSinjali/