image Sot tri vjet më parë, Majlinda Kelmendi bëri histori

Sporte Luftarake

Sot tri vjet më parë, Majlinda Kelmendi bëri histori

news image

Tri vite më parë, xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë olimpike, transmeton Sinjali.

Këtë datë e ka përkujtuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, duke thënë se 7 gushti i vitit 2016 do të mbetet përherë në histori të sportit të Kosovës .

“Falë heroinës tonë, Kosova ndodhet në mesin e 106 shteteve me medalje të artë Olimpike”, ka shkruar KOK.

Rikujtojmë se Federata Botëore e Xhudos ka vendosur që kampionen kosovare ta nderojë me një statujë, e cila do të punohet nga artistët e huaj dhe të vendoset në Kosovë./Sinjali/