image Kujt dhe pse po ia kërkon numrin Arsim Bajrami në profilin e Arta Rama-Hajrizit?

Sinjalizime

Kujt dhe pse po ia kërkon numrin Arsim Bajrami në profilin e Arta Rama-Hajrizit?

news image

Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë nga afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese, më 2 dhejtor për të mbajtuar seancën dëgjimore publike për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me rastin e votimit të Qeverisë Hoti nga deputeti Etem Arifi, shkruan Gazeta Sinjali.

E siç duket derisa ky afat po afrohet, nuk dihet nëse është vënë dikush në lëvizje lidhur me vendimin që do ta marrë Kushtetuesja.

Por një gjë që nuk ndodh shumë shpesh në rrjete sociale, i ka rënë në sy një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, ku në një koment në Facebook kërkohet numri personal i dikujt.

Në një postim të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizit, ka komentuar profesori i së drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, i cili ka kërkuar nga kryetarja numrin e gjyqtares Gresa Caka-Nimanit të Gjykatës Kushtetuese.

Gazeta Sinjali ka pyetur Bajramin nëse kërkesa e numrit të Caka-Nimanit ka të bëjë me punë zyrtare apo me çështje private.  

Se a është kërkuar numri për çështje profesionale apo tërësisht private, Gazeta Sinjali ende nuk ka marrë një përgjigje nga profesori Arsim Bajrami.

Gjykata Kushtetuese po ashtu ka njoftuar se ka marrë vendim që për këtë çështje t’i drejtohet edhe Forumit të Komisionit të Venecias.

/GazetaSinjali/