image Kujdes! Rikthehen thirrjet mashtruese në celularë me prefiks nga vendet e BE

Botë

Paralajmërimi/ Kujdes! Rikthehen thirrjet mashtruese në celularë me prefiks nga vendet e BE

news image

Nëse ju telefonon një numër me prefiks të huaj dhe nuk e njihni, thjesht neglizhoheni. Ju mund të jeni duke rënë pre e një thirrjeje nga skema mashtruese.

‘Monitor’, shkruan se në këto raste kompanitë mashtruese pas një telefonate të shkurtër “peshkuese”, presin që ju t’i telefononi mbrapsht duke ju tarifuar me çmime të larta. Sa më e gjatë telefonata aq më e lartë fatura që qytetarët do të paguanin në fund të muajit.

Por këtë fillimvit edhe pse skema është e njëjtë, ajo që ka ndryshuar janë prefikset nga vijnë telefonatat, që i takojnë vendeve europiane kryesisht Greqi, Francë apo Itali. Në këtë rast rënia pre e mashtrimit bëhet më e thjeshtë duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë në rastin më të shpeshtë kanë të afërm në vendet fqinje si Itali dhe Greqi por edhe marrëdhënie biznesi.

Në vitin 2018 Shqipëria u piketua nga një sërë skemash mashtruese që operonin përmes thirrjeve telefonike me prefikse nga vende të tilla si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia por nuk përjashtoheshin edhe vende të tjera.