image Kujdes: Njerëzit me këto pesë karakteristika nuk janë miqtë tuaj

Këshilla/ Kujdes: Njerëzit me këto pesë karakteristika nuk janë miqtë tuaj

news image

Cilado lloj marrëdhënieje, qoftë miqësore apo emocionale, kërkon, mbi të gjitha, besim të thellë dhe duhet të jetë e ndërsjellë. Fatkeqësisht, jo të gjithë njerëzit janë në gjendje të funksionojnë sipas këtyre parimeve dhe njerëz të tillë nuk janë në gjendje të bëjnë miq të mirë.

Mirësia e detyruar

Kur dikush ju jep komplimente, por që duket shumë artificial, është shenja e parë se nuk është një mik apo mikeshe e mirë për ju. Shpesh, njerëzit e tillë nuk zbulojnë asgjë për veten e tyre, dhe përpiqen të mbledhin të gjitha informacionet që munden për ju.

Njerëzit pa ndjeshmëri

Njerëzit të cilët nuk janë në gjendje të bashkohen me njerëzit e tjerë dhe madje nuk u përgjigjen trishtimit të të tjerëve ka shumë të ngjarë të kthejnë shpinën drejt jush. Ata thjesht nuk e kanë atë “funksion” në tru. Fakti është se nëse një person madje ka edhe një ‘pikë’ empatie, ata nuk do të bëjnë diçka qëllimisht që do të lëndonte personin tjetër.    

Personat empatikë kujdesen që të mos ofendojnë apo poshtërojnë miqtë. Kjo aftësi për ndjeshmëri kurrë nuk do t’i lejojë ata të përdorin vetëbesimin tuaj për t’ju lënduar më vonë, ndërsa nga ana tjetër, njerëzit që nuk e kanë këtë tipar do t’ju tradhtojnë lehtësisht kur t’iu nevojitet atyre.

Njerëzit narcis 

Ky lloj i njerëzve mendon se gjithçka sillet rreth tyre. Ata lavdërohen kryesisht me veten dhe nuk kanë aspak dashuri për të tjerët.

Ata kurrë nuk pranojnë gabimet e tyre. Nëse tentoni t’ua tregoni ndonjë gabim, ata do ta kthejnë këtë në mënyrë të shkëlqyeshme në llogari të tyre dhe do të bëjnë çmos që ju të ndiheni keq dhe të bini në dyshim se e keni pasur gabim. Personat e tillë karakterizohen nga një ego e madh e cila nuk iu lejon atyre të mendojnë për ndjenjat e të tjerëve.

Nuk dinë të mbajnë gjuhën nën dhëmbë

Nëse dikush ju tregon për personin tjetër në një mënyrë të poshtër dhe kërkon që të mos i thoni askujt, duhet të jetë e qartë që në fillim se kjo është një shenjë e keqe. Nuk është e nevojshme që ju të keni një intuitë të fortë për të supozuar se një person i tillë flet për ju në të njëjtën mënyrë.

Për ta, fjalët nuk janë gjë tjetër veçse një lojë. Ata nuk respektojnë të drejtën e intimitetit të personit tjetër. Fakti që ata lëndojnë dikë, nuk i shqetëson aspak.

Ndryshojnë shpesh mendimet

Njerëzit e tillë janë hezitues dhe të paqëndrueshëm. Nëse ju premtojnë diçka që nuk arrijnë ta përmbushin, ju duhet t’i jepni fund miqësisë. Ata kurrë nuk ndryshojnë dhe ju kurrë nuk mund të mbështeteni tek ata. Ata do të jenë me ju sot, të gatshëm për t’jua kthyer shpinën nesër./Gazeta Sinjali/