image Kujdes nga mashtruesit, shënohen dy raste të falsifikimit të parave

Kosovë

Faksifikim/ Kujdes nga mashtruesit, shënohen dy raste të falsifikimit të parave

news image

Dy raste të falsifikimit të parave janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku një ankuese ka raportuar në polici se derisa ka qenë në vendin e punës si arkëtare nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë pesëqind 500 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar, njofton Gazeta Sinjali

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Prizren ku një i dyshuar ka deponuar një sasi të parave, ku në mesin e tyre ka vërejtur se një kartëmonedhë në vlerë pesëdhjetë 50 euro dyshohet  të jetë e falsifikuar.

Nga njësiti policor është konfiskuar monedha në fjalë, është iniciuar lënda e rastit e cila do të hetohet. / Gazeta Sinjali/