image Kujdes: Këto 6 shenja tregojnë se keni mungesë të hekurit

Shëndetësi

Shëndeti/ Kujdes: Këto 6 shenja tregojnë se keni mungesë të hekurit

news image

Hekuri është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme pasi ndihmon proteinat e ndryshme të japin oksigjenin në çdo pjesë të trupit.

Mungesa e hekurit është një problem i zakonshëm në trupin tonë. Kur nuk kemi mjaft prej tij, gjëra të çuditshme mund të ndodhin me të vërtetë.

Mungesa e këtij minerali është mangësia më e zakonshme e mikronutrientëve në të gjithë botën, shpjegon dr. Kelly Pritch.

Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se gati gjysma e njerëzve në botë kanë anemi si pasojë e mungesës së hekurit.

Mungesa e hekurit ndodh kryesisht te gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, gratë me cikle të bollshme menstruale, te njerëzit që shpesh dhurojnë gjak, dhe te vegjetarianët.

“Mungesa e vërtetë e këtij minerali ndodh në tre faza, ku më e rënda është anemia, një gjendje ku nuk ka hekur të mjaftueshëm në trupin tuaj për të krijuar hemoglobinë, proteinë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit në inde”, thotë Pritch.

Kjo bën që numri i qelizave të kuqe të gjakut të bjerë, gjë që zakonisht çon në lodhje, marramendje, lëkurë të zbehtë ose gulçim.

Andaj, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje këtyre shenjave të pazakonta të mungesës së hekurit:

Ju keni një dëshirë të pazakontë për gjëra të tjera përveç ushqimit Nëse keni ngrënë dheun si fëmijë, kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e  mungesës së hekurit.

Ekspertët ende përpiqen të zbulojnë pse njerëzit me një mungesë serioze të këtij minerali shpesh dëshirojnë produkte jo ushqimore si dheu, argjila, kartoni dhe mjete për pastrim.

Thonjtë tuaj janë të brishtë ose në formë luge

Ndërsa kjo mund të duket e pa ndërlidhur, thonjtë mund t’ju tregojnë shumë për shëndetin tuaj.

Thonjtë e dobët dhe të brishtë mund të tregojnë një problem të mungesës së hekurit. Së bashku me thonjtë e dobët dhe të brishtë, thonjtë në formë luge mund të jenë gjithashtu një shenjë e mangësisë së këtij minerali.

Ata duken ashtu siç tingëllojnë: pjesa e brendshme e thoit fillon të ulet poshtë duke marrë formë luge.

Buzët janë të thata dhe të copëtuara

Falë dimrave të ashpër, një dhome të thatë, pothuajse të gjithë e dinë se sa e fortë është dhimbja me buzët e plasaritura.

Sidoqoftë, njerëzit me mungesë hekuri kanë një lloj tjetër plasaritje të quajtur heilitis të qosheve të buzëve.

Në një studim të 82 personave me heilitis të qosheve të buzëve, shkencëtarët zbuluan se 35 për qind e tyre kishin mungesë hekuri. Në këto raste, trajtimi me krem ose yndyrat vetëm nuk do të ndihmonte. Një mungesë themelore e hekurit duhet të trajtohet për të mos lejuar që plasaritja të kthehet përsëri.

Këmbët e tua nuk janë kurrë të qeta

Nëse ndonjëherë jeni ulur në një karrige dhe keni ndier një nevojë të vazhdueshme për të lëvizur këmbët, atëherë e dini se si është të keni sindromën e këmbëve të shqetësuara. Ndjenja përshkruhet si kërcitje, ndjesi shpimi gjilpërash ose ndjenja se insektet po ecin në këmbët tuaja.

Mjekët nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë e shkakton këtë gjendje, por disa studime sugjerojnë që niveli i ulët i hekurit mund të jetë një problem themelor.

Gjuhë e fryrë e pazakontë

Simptoma e mungesës së hekurit është glositis atrofik, i njohur si gjithashtu si gjuhë e fryrë dhe e butë.

Gjuha do të zgjerohet deri në atë pikë sa që zgjatjet e zakonshme në sipërfaqe zhduken, duke e bërë atë të butë. Ënjtja mund të shkaktojë probleme me përtypjen, gëlltitjen ose bisedën.

Dëshironi vazhdimisht akull

Kjo quhet gjithashtu pagofagji dhe është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së rëndë të hekurit.

Megjithëse arsyet e kësaj janë të paqarta, disa ekspertë teorizojnë që përtypja e akullit rrit vigjilencën te njerëzit me mungesë hekuri (të cilët zakonisht janë të ngadaltë dhe të lodhur)./Gazeta Sinjali/