image Kuçi: Qeveria duhet t'i kërkojë falje familjes së Krasniqit për trajtimin që i është bërë gjatë bastisjes

Kosovë

Kuçi: Qeveria duhet t’i kërkojë falje familjes së Krasniqit për trajtimin që i është bërë gjatë bastisjes

news image

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t`i kërkojë falje Jakup Krasniqi për trajtim jo të dinjitetshëm gjatë bastisjeve nga EULEX-i.

Madje ai ka thënë që këto raste nuk duhet të ndodhin prapë.

“Lufta e UÇK është vlera më e madhe e tërë historisë tonë kombëtare, dhe ju është bërë një trajtim i pa dinjitetshëm i mekanizmave tanë shtetërorë, e këta udhëheqës asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë”.

“Duke u nisur prej saj propozoj që Qeveria t’i kërkojë falje Jakup Krasniqit dhe familjes së tij për këtë trajtim dhe propozoj që MPB dhe MD të ketë një rol më aktiv që rastet e tilla të mos ndodhin”, tha ai./Gazeta Sinjali/