image Kuçi: PDK hyn e vetme në zgjedhje, do të fitojë

Kosovë

Kuçi: PDK hyn e vetme në zgjedhje, do të fitojë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, për letrën që ky i dyti i dërgoi për propozim për mandatar të Qeverisë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, tha se të hënën në mbledhjen e kryesisë do të dihet se cila është rruga më e shpejt për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

“Veprimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është veprim i mirë dhe i natyrshëm, si udhëheqës i koalicionit që deri tani ka qenë bartës, por edhe si kryetar i partisë më të madhe në vend. Procedura duhet të jetë në koordinim më të gjithë, si ata që janë brenda Kuvendit, por edhe ata që nuk janë në Parlament, që brenda 45 ditëve të mbahen zgjedhjet dhe atëherë do të dihet qartë për fuqinë e skenës politike”, tha ai në një intervistë për televizionin publik. Sipas tij, qëllimi PDK-së, ka qenë që qeveria atë kryejë mandatin.

Ai pret që nga zgjedhjet, PDK-ja do të dalë fituese. “Që nga viti 1999 për të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, PDK-ja ka qenë lokomotivë e të gjitha proceseve. Kryetari Veseli është i përgatitur, për neve partnerë në dialog janë SHBA dhe BE. Nuk do të ketë dialog që do ta dëmtojë Kosovën. Për shtetësin e Kosovës çdo gjë ka përfunduar më 17 shkurt 2008 dhe më nuk do të ketë diskutime”, tha ai.

Për koalicionet, Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, bëri me dije se në këto zgjedhje PDK do të jetë e vetme. “PDK është e përgatitur për zgjedhje dhe do të dalë fituese”, tha ai.