Kualifikimet për kampionatin botëror vazhdojnë edhe sot, transmeton Sinjali Sport.
Ndeshja më interesante e ditës është ndërmjet Holandës dhe Turqisë.
Tulipanët presin në “Johan Cruijff Arena” skuadrën turke me fillim nga ora 20:45.
Turqia prin në Grupin G me 11 pikë, derisa holandezët mbajnë pozitën e dytë me 10 pikë.
Franca si kampion i botës në fuqi pret Finlandën në “Groupama Stadium”.
Tre gjelat vijnë pas dy barazimeve me Bosnjën dhe Ukrainën, derisa kryesojnë në Grupin D me 9 pikë, kurse Finlanda është e dyta me 5 pikë.
Takimi i vetëm i ditës që luhet nga ora 18:00 është mes Azerbaijxhanit dhe Portugalisë.
Kampionët evropian të vitit 2016-të luajnë në udhëtim në Baku.
Portugalia është pa Ronaldon në këtë ndeshje, pasi me kartonin e verdhë ndaj Irlandës është suspenduar për këtë përballje.
Vendasit janë të fundit në grup me 1 pikë, kurse mysafirët në pozitën e dytë me 10 pikë.
Ndeshjet tjera të ditës që luhen nga ora 20:45:
Republika e Irlandës – Serbia
Bosnja dhe Hercegovina – Kazakistan
Austria – Skocia
Danimarkë – Izrael
Ishujt Faroje – Moldavi
Mali i Zi – Letonia
Norvegjia – Gjibraltari
Kroacia – Sllovenia
Rusia – Malta
Sllovakia – Qipro