Qytetarët e Komunës së Graçanicës nuk po i përfillin masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar një video ku shihen grumbuj të njerëzve të cilët gjatë natës së mbrëmshme kanë lëvizur pa maska mbrojtëse në rrugë.
Sipas këtij sinjalizuesi këta persona nuk po dënohen nga policia dhe njëkohësisht askush tjetër nuk po ndërmerr masa për një gjendje të tillë.
“Këtu Graçanicë full kush si dënon, ku o shteti jon që s’marrin masa per këta”, tha ky sinjalizues.
Kujtojmë se dje si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID.
Sipas masave të reja bartja e maskës është obligative në ambiente të mbyllura, por edhe në ambiente të hapura, qoftë edhe nëse jeni duke ecur vetë./Gazeta Sinjali/