image Serbët pretendojnë se shqiptarët hoqën flamurin serb në Graçanicë

Kosovë

Serbët pretendojnë se shqiptarët hoqën flamurin serb në Graçanicë

news image

Mediumi lokal serb në komunën e Graçanicës raporton se persona të panjohur kanë larguar flamurin serb i cili ishte vendosur në hyrje të manastirit në Graçanicë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata thonë se rasti është proceduar në polici. Ndërkaq mediat lokale serbe kanë postuar edhe një foto ku shihet një person i cili qëndron mbi flamurin serb me fytyrë të mbuluar duke mbajtur flamurin shqiptar.

Sipas mediumit serb fotoja është marrë nga rrjeti social Instagram.

/GazetaSinjali/