image "Ku janë qato pica familjare?", Nol Nushi ngacmon ata që talleshin me 'PSD-në e vogël'

Politikë

“Ku janë qato pica familjare?”, Nol Nushi ngacmon ata që talleshin me ‘PSD-në e vogël’

news image

Pas protestës së sotme të PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, Nol Nushi i ka ngacmuar ata që talleshin me numrin e anëtarëve të kësaj partie.

Në shumë postime në rrjete sociale, jo rrallëherë janë tallur me PSD-në, duke shkruar se një picë familjare do t’u mjaftonte gjithë partisë.

“Ku janë qato pica familjare që i përmenshit?”, ka shkruar Nushi në Facebook.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është lajmëruar në rrjete sociale pas protestës që mbajtën sot te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai ka paralajmëruar edhe protesta, aksione e tubime të tjera, derisa ka bashkëngjitur disa fotografi nga protesta e sotme.

/GazetaSinjali/