Pas dënimit me burgim nga Apeli i GJKKO, Saimir Tahirit i janë vënë prangat dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, ndërsa më pas pritet që Tahiri të transferohet në burgun e Tiranës.
Për avokatin e Tahirit, ky vendim është i padrejtë ndërsa ka theksuar që do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Sot Tahiri siç e patë kishte mundësinë të mos vinte. Por ai insistoi. Sot do shkojë në drejtorinë e policisë dhe më pas ai do sistemohet. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Do përgatisim edhe argumentet” tha Maks Haxhia, raporton abcnews.al.
Ndërkohë, Maks Haxhia pas dhënies së vendimit ka kërkuar edhe dy paketa cigare për klientin e tij.
“Për Saimirin kërkova dy paketa cigare” tha Maks Haxhia.