image Kthehet Singullari, nesër publikon këngën e re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kthehet Singullari, nesër publikon këngën e re

news image

Agon Anadolli i njohur me emrin artistik si Singullar, nesër do të publikojë projektin e ri muzikor.

Kënga është në bashkëpunim me Mak Zogaj dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky bashkëpunim do të publikohet në orën 17:00 dhe është i pari i Singullarit pasi që i njëjti ka shumë kohë që nuk ka qenë aktiv në skenën muzikore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një videoje të shkurtë të publikuar në Instastory.

Artistët nuk kanë zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun./Gazeta Sinjali/