image Kryqi i Kuq bën thirrje që ndihma humanitare të arrijë në Mariupol

Botë

Kryqi i Kuq bën thirrje që ndihma humanitare të arrijë në Mariupol

news image

Kryqi i Kuq u bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Ukrainë që të arrijnë një marrëveshje për ndihmë humanitare, duke theksuar se “koha po mbaron” për Mariupolin, qytetin ukrainas, që pothuajse dy javë është i rrethuar.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftime që ta vendosin ndihmën humanitare në rend të parë”, tha Peter Maurer, drejtor i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

“Banorët e Mariupolit po përballet me javë me jetë a vdekje. Kjo duhet të ndalojë. Siguria e tyre dhe qasja në ushqim, ujë dhe strehim duhet të garantohet”.

Pensionistët dhe fëmijët, por edhe stafi i Kryqit të Kuq, janë duke u strehuar në bodrume pa ngrohje në Mariupol, ku janë të vendosura edhe trupat e personave të vrarë, tha Kryqi i Kuq, duke e përshkruar dhimbjen njerëzore në këtë qytet si të jashtëzakonshme.

Kryqi i Kuq tha se të gjitha palët “duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar” dhe të mos shënjestrojnë infrastrukturën civile, spitalet dhe personelin shëndetësor.

/GazetaSinjali/