image Kërkohet nga Kryqi i Kuq ta vizitojë burgun famëkeq “Olenivka” të Ukrainës

Botë

Kërkohet nga Kryqi i Kuq ta vizitojë burgun famëkeq “Olenivka” të Ukrainës

news image

Zyrtarët ukrainas, këtë të premte, kanë kërkuar nga Kryqi i Kuq, të kryejë një mision në një kamp burgu famëkeq në lindje të vendit, të pushtuar nga Rusia.

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, apeloi që Kryqi i Kuq (KNKK) të vizitojë burgun “Olenivka” në Donetsk.

“Ne thjeshtë nuk mund të humbim më shumë kohë. Jetët e njerëzve janë në rrezik”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Sinjali.

Kryqi i Kuq, muajin e kaluar u përpoq të siguronte hyrjen në kamp, por tha se ishte mohuar nga autoritetet ruse.

Burgu “Olenivka”, ka qenë nën kontrollin e autoriteteve ruse në Donetsk që nga viti 2014 dhe kushtet thuhet se janë jashtëzakonisht të këqija.

/GazetaSinjali/