image Civilët bllokohen në Mariupol, Kryqi i Kuq: Po mbyten pa asnjë ndihmë

Botë

Civilët bllokohen në Mariupol, Kryqi i Kuq: Po mbyten pa asnjë ndihmë

news image

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, civilët e bllokuar në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit “në thelb po mbyten pa asnjë ndihmë”.

Njerëzit në Mariupol “po përballen me zgjedhjet e pamundura se si t’i ushqejnë familjet e tyre dhe veten dhe janë të bllokuar”, tha sot një zëdhënës i KNKK-së, raporton The Guardian.

Kryqi i Kuq shpreson ta organizojë evakuimin e civilëve në dy kolona me rreth 30 autobusë nga qyteti verilindor i Ukrainës, Sumy dhe kalimin e tyre në një zonë të sigurt, tha Ewan Watson.

Operacioni i planifikuar nga Sumy do të kryhej me Kryqin e Kuq të Ukrainës, por nuk është duke u zhvilluar ende, tha ai.

/GazetaSinjali/