Pas paralajmërimit se masat antiCOVID në Kosovë do të lehtësohen, ka reaguar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo ka mirëpritur propozimin që për të hyrë duhet të jetë e nevojshme dëshmia vetëm për dy doza të vaksinimit, e jo tri siç është aktualisht, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Sinani ka falënderuar autoritetet e Kosovës, që kanë marrë parasysh shqetësimet e tyre.
Postimi i plotë:
Përshëndes propozimin për ritkhimin e hyrje-daljeve në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza dhe pa testin PCR me dy (2) doza, të njoftuar sot personalisht në media nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z.Rifat Latifi
Uroj që ky propozim i sotëm të bëhet nesër vendim
Falenderoj autoritetet e Kosovës që kanë marrë parasysh adresimin e shqetësimit tonë si Komunë e Preshevës