image Pensionohet infektologu Salih Ahmeti, kolegët e falënderojnë për mësimet profesionale

Sociale

Pensionohet infektologu Salih Ahmeti, kolegët e falënderojnë për mësimet profesionale

news image

Infektologu i njohur kosovar, Salih Ahmeti, dje ka shënuar ditëlindjen e 65-të.

E me rastin e pensionimit të Ahmetit, dje u shtrua një iftar dhe fotografitë u publikuan nga kolegu i tij, Fitim Havolli.

“Ne s’bashku si kolegë/e të Klinikës Infketive i urojmë ditëlindjen e 65-të Profesorit të nderuar dr.Salih Ahmetit. Ne i themi faleminderit për gjitha mësimet profesionale e morale  që n’a i dhurove për gjatë gjithë këtyre viteve në punë e përkushtim ndaj kolegëve dhe gjithë pacientëve”, shkroi Havolli.

Ahmeti dha kontribut të jashtëzakonshëm gjatë gjithë karrierës, mirëpo më së shumti dha në kohën kur Kosova po përballej me pandeminë e COVID-19.

Ai bashkë me kolegë dhanë këshilla e informata për qytetarët derisa koronavirusi po përhapej me shpejtësi marramendëse.

/GazetaSinjali/