image Kryetarja e Kushtetueses uron Kurtin: Mirëpresim bashkëpunimin e ndërsjellë

Politikë

Kryetarja e Kushtetueses uron Kurtin: Mirëpresim bashkëpunimin e ndërsjellë

news image

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, përmes një letre ka shprehur urimet e saj me rastin e zgjedhjes së Albin Kurti, Kryeministër të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në letër urim thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.

“Uroj shumë që nëpërmjet vizionit dhe programit tuaj qeverisës, të arrini të konsolidoni edhe më tej të arriturat e deritanishme të vendit tonë, në përpjekjet e vazhdueshme për zhvillimin demokratik dhe prosperitet”, thuhet ndër tjera në letër. /Gazeta Sinjali/