image Kryetarja e AGK-së i reagon avokatit Koci pasi fshiu demantet e saj rreth akuzave ndaj organizatës së gazetarëve

Kosovë

Reagim/ Kryetarja e AGK-së i reagon avokatit Koci pasi fshiu demantet e saj rreth akuzave ndaj organizatës së gazetarëve

news image

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli- Pustina e ka akuzuar avokatin Arianit Koci për cenim të lirisë së shprehjes.

Pas një debati të zhvilluar dje në facebook me kryetaren e AGK-së, ky i fundit i ka fshirë komentet e kreut të organizatës së gazetarëve pasi është sfiduar rreth pretendimeve të ngritura prej tij.

Begolli- Pustina ka deklaruar se njerëzit që proklamojnë drejtësi duhet ta pranojnë  gabimin dhe respektojnë fjalën ndryshe edhe nëse nuk shkon në favor të tyre.

“Gojen plot liri te shprehjes e ne anen tjeter postimin e vet e len e i fshine komentet ku demantohet me pike e presje… kjo ska te bej me liri te shprehjes. Sidomos njerezit e drejtesise duhet ta pranojne gabimin e respektojne fjalen ndryshe edhe nese nuk shkon ne favor te tyre. Nese jane te drejte kuptohet…”, ka shkruar kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli Pustina në profilin e saj në facebook.

Avokati Arianit Koci dje kishte kritikuar AGK-në për mungesë të reagimit lidhur me kërcënimin publik ndaj gazetarëve të zyrtarit të Vetëvendosjes, Hysen Durmishi.

Koci kishte ngritur pyetje dhe dilema rreth AGK-së për mbrojtjen e lirisë së medieve. Ndërkohë pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve ndaj kërcënimit të zyrtarit të Vetëvendosjes, avokati Koci përmes statusit të dytë ka shprehur sërish pakënaqësi se AGK nuk është dashur të reagojë me dy ditë vonesë duke konstatuar se “AGK-së s`bën t`i nënshtrohet politikës”.

Lidhur me statusin e dytë kishte reaguar kryetarja e AGK-së në profilin e avokatit Koci duke ia bërë të qartë reagimet e vazhdueshme të këtij asociacioni ndaj kujtdo prej politikës dhe grupeve të biznesit që i ka kërcënuar gazetarët.   

“Sa i perket rastit ne fjale, ne si AGK nuk kemi pase asnje kerkese apo njoftim nga gazetaret e apostrofuar. z. Durmishi postimin e tij e ka pase ne fb edhe jo te hapur per te gjithe. Ne si AGK nuk mund ti kemi friend qindra mijera pjestare te partive politike. Meqe aq shume po proklamoni mbrojtje te gazetareve dhe liri te shprehjes eshte mire qe ju te interesoheni qe t’ju sigurojme gazetareve mbrojtje logjore falas, kerkese kjo gati 1 vjecare e AGK-se drejtuar Odes se Avokateve te Kosoves, pjese e se ciles jeni edhe ju vet”, kishte shkruar Begolli-Pustina.

Pas kësaj kryetarja e AGK-së kishte pyetur Kocin:

“Shikoni reagimet e AGK edhe gjema nje rast te vetem kur nje politikan ka kercnuar, fyer apo permendur ndonje gazetar ne kontekstin negativ e qe ne nuk kemi reaguar, veq nje rast te vetem gjejeni?”

Por, pyetja e kryetares se AGK-së, Gentiana Begolli Pustina, kishte mbetur pa përgjigjje nga avokati Koci i cili më vonë zgjodhi t’i fshinte shumicën e komenteve dhe fakteve të prezantuara nga kryetarja e AGK-së që e demantonin atë duke e lënë vetëm një prej tyre.

Përkundër censurës së shumicës së komenteve, avokati Arianit Koci ka vendosur ta lë vetëm statusin e tij dhe ndonjë koment që i ka pëlqyer ose nuk i ka prishur punë imazhit të tij për shkak të pretendimeve të pafaktuara. /Gazeta Sinjali/