image Kryetari i Zveçanit: Në rast se mbahen zgjedhje të reja, nuk do të fitoj

Politikë

Kryetari i Zveçanit: Në rast se mbahen zgjedhje të reja, nuk do të fitoj

news image

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci tha se në rast se mbahen zgjedhje të reja e di se nuk do të fitoj. Ai, u shpreh se gjithçka mbetet të shihet në të ardhmen, dhe në bazë të atyre zhvillimeve të ardhshme politike, do të vendos për hapat e mëtejmë, sa i përket kërkesës së qytetarëve për inicim të peticionit rreth shkarkimit.

Peci, i cili po e udhëheq komunën nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha se në rast të zgjedhjeve të reja, ai do të humb, ndonëse nuk është i sigurt nëse do të kandidojë sërish, për shkak se sipas tij, kjo varet nga partia.

Shefi i Komunës së Zveçanit në një intervistë për KosovaPress foli edhe raportet me qeverinë, të cilën e akuzoi për mos interesim të duhur për ta mbështetur nga fillimi në punën e tij.

Sipas tij, Komuna po përballet me vështirësi të shumta, duke potencuar mungesën e hapësirave si sfidën kryesore.

Ai theksoi se për këto shtatë muaj ka arritur t’i realizojë 80 për qind të kërkesave të qytetarëve të kësaj komune pa dallim, duke përmendur ndriçimin publik në Banjskë, ndihmën financiare për personat  me sëmundje të rënda dhe për foshnjet e lindura gjatë këtij viti, pastrimin e rrugëve të ndryshme etj.

Mes tjerash ai shtoi se edhe pse edhe pse buxheti komunal prej 3 milionë euro ka qenë i mjaftueshëm, Komuna nuk ka arritur t’i realizojë të gjitha kërkesat e qytetarëve deri tani, për shkak të kohës së shkurtër dhe vështirësive të ndryshme.

Kryetari i Zveçanit Ilir Peci, së bashku me atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kryejnë detyrat e tyre nga objektet alternative, ndërsa kreu i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq  dhe Lulzim Hetemin që udhëheqë Leposaviqin, të dy këta nga Vetëvendosje, ushtrojnë detyrën nga objektet komunale.

/GazetaSinjali/