image Kryetari i trupit gjykues fajëson Zyrën e Prokurorit dhe ekipet mbrojtëse për vonesat në rastin Thaçi dhe të tjerët

Kosovë

Kryetari i trupit gjykues fajëson Zyrën e Prokurorit dhe ekipet mbrojtëse për vonesat në rastin Thaçi dhe të tjerët

news image

Në një seancë shtesë të mbajtur sot në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me ecurinë e çështjes në procesin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët, nga gjitha palët në procedurë u diskutuan planifikimet lidhur me kalendarin, kohën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe planifikimet tjera në këtë proces gjyqësor.

Në fillim të kësaj seance, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson foli për ekuilibrin në mes të transparencës dhe procesit të shpejt gjyqësor.

Ai tha se klienti i tij ka kërkuar që procesi të mos sakrifikohet, e që të mos trajtohen të gjitha provat për hir të shpejtimit të këtij procesi gjyqësor apo transparencës.

“Duhet të trajtohen të gjitha elementët që të zbulohen çfarë ka thënë, çfarë ka bërë dhe kjo do që të jetë publike dhe ta dëgjojë i gjithë publiku në Kosovë”, tha Emmerson.

Lidhur me deklaratën e Emersonit që procesi të mos sakrifikohen dhe që provat të mos trajtohen për hir të shpejtimit të këtij procesi, por që të kemi edhe transparencë më të madhe, u pajtua edhe kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sa i përket kalendarit të gjitha palët u pajtuan që po humbin shumë ditë dhe duhet punuar për shtimin e numrit të seancave në kalendar.

Pika më e nxehtë e diskutuar në këtë seancë ishte koha që marrin Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe ekipet mbrojtëse në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Të dyja palët akuzuan njëra tjetër që nuk po menaxhojnë mirë kohen e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Lidhur me këtë temë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, akuzoi si ZPS-në, ashtu edhe ekipet mbrojtëse për rolin e tyre në vonesat e shkaktuara.

“Mendoj që të gjitha palët kanë luajtur rolin e vet për vonesat e shkaktuara deri tani. Ju garantoj që kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga mbrojtja, ashtu siç kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga prokuroria”, tha Smith III.

Në fund të punimeve të kësaj seance, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi nga ZPS-ja që deri më 21 maj të jep një vlerësim të ri të kohës që ju duhet për të përfunduar me çështjen e tyre.

Krejt në fund, Smith III, tha se do ketë më shumë konferenca për ecurinë e çështjes sepse, sipas tij, duket se kjo është gjeja që pjesa me e madhe pajtohen.

/Gazeta Sinjali/