image Kryetari i Shtimes reagon pas aksidentit tragjik të mërgimtarëve në Kroaci: Jemi tronditur thellë

Sociale

Kryetari i Shtimes reagon pas aksidentit tragjik të mërgimtarëve në Kroaci: Jemi tronditur thellë

news image

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Kroaci, ku një familje kosovare nga Shtimja që po udhëtonte nga Gjermania drejt vendlindjes për pushimet e verës, u aksidentuan rëndë me veturë dhe si pasojë gruaja bashkë me vajzën humbën jetën, ndërsa burri dhe djali kanë mbetur të lënduar rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Aliu u shpreh i tronditur nga ky lajm, teksa u përcolli ngushëllime miqve e të njohurve të viktimave.

Ai gjithashtu iu uroi shërim të shpejtë burrit dhe babait të viktimave, Safet Gashit dhe djalit të tij, të cilët mbetën të lënduar në këtë aksident.

Postimi i plotë i tij:

Jemi tronditur thellë nga lajmi i kobshëm i aksidentit me fatalitet që e ka pësuar bashkëqytetari ynë Safet Gashi nga fshati Pjetërshticë.

Gjatë rrugës së kthimit për në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore, për fat të keq në shtetin e Kroacisë, familja Gashi kanë pësuar aksident me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekura Njomza Olluri-Gashi dhe Olta Gashi.

Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht andaj familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve.

Safetit dhe djalit të tij u urojmë shërim të shpejtë dhe lutemi që ky të jetë rasti i fundit ku bashkëkombasit tanë pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë.

https://www.facebook.com/DrQemajlAliu/posts/776146154510861?ref=embed_post

/GazetaSinjali/