image E dhimbshme: Kjo është familja kosovare që u aksidentuan në Kroaci, gruaja dhe vajza humbën jetën

Sociale

E dhimbshme: Kjo është familja kosovare që u aksidentuan në Kroaci, gruaja dhe vajza humbën jetën

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kroaci, ku një familje kosovare që po udhëtonte nga Gjermania drejt vendlindjes për pushimet e verës, u aksidentuan rëndë me veturë dhe si pasojë gruaja bashkë me vajzën kanë humbur jetën, ndërsa burri dhe djali kanë mbetur të lënduar rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimi mortor është dhënë edhe nga të afërmit, ku bëhet me dije se viktimat janë Njomza Olluri Gashi dhe vogëlushja Olta.

Sipas mediave kroate, BMW-ja e shtetasve të Kosovës është rrokullisur nga forca e goditjes, ndërsa VW humbi gjysmën e pjesës së përparme.

Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti që shkaktoi tre viktima, raporton index.hr.

/GazetaSinjali/