image Kryetari i ri i KQZ-së: Daka është profesioniste

Politikë

Kryetari i ri i KQZ-së: Daka është profesioniste

news image

Kryetari i sapoemëruar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së ka thënë se e vlerëson ish-kryetaren e këtij institucioni, Valdete Dakën, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se ka vlerësim pozitiv për paraardhësen e tij në këtë pozitë.

“Daka është një profesioniste dhe nuk kam asgjë tjetër veç vlerësim pozitiv për të. Ka udhëheq çdo herë me KQZ dhe zgjedhjet kanë shkuar shumë mirë. Do ta vazhdoj punën e Dakës. Besoj se Daka e ka ruajtur parimin e paanësisë”, ka shtuar Radoniqi.

Radoniqi u zotua se do të sigurohet që mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale të shkojë në rregull dhe në përputhje me ligjet.

“Do të sigurohem që zgjedhjet të jenë më të sigurta dhe të ketë lehtësira në votim”.

Ai u emërua në pozitën e të parit të KQZ-së të hënën, pas shkarkimit të Valdete Dakës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani./Gazeta Sinjali/