Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, para fillimit të sesionit pranveror të Kuvendit, së bashku me deputetët diskutuan për agjendën legjislative dhe iniciativat konkrete të cilat do të ndërmarrim gjatë këtij viti.
“PDK-ja do të jetë gjithmonë aktive, e përgjegjshme dhe konstruktive kur në pyetje janë interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, tha Kransiqi.
Kryetari i PDK-së theksoi se gjatë vitit 2022, Grupi Parlamentar i PDK-së ka përmbushur rolin e vet si lider i opozitës, me më së shumti iniciativa e projektligje të propozuara në Kuvendin e Kosovës.
“Dinamika e punës do të shtohet edhe më shumë në vitin 2023”, tha Krasniqi.