image Kryetari i Odës Ekonomike kundërshton që bizneset në Kosovë të mbyllën të dielën
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Biznese/ Kryetari i Odës Ekonomike kundërshton që bizneset në Kosovë të mbyllën të dielën

news image

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendimit që e diela të jetë pushimi në disa prej komunave të vendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka thënë se mbyllja e bizneseve të dielën nuk sjell dobi për asnjë subjekt në Kosovë.

Sipas Rukiqit, një vendim i tillë do të sjell dobi vetëm për vendet e rajonit.

“Vendime për bizneset pa asnjë konsulte me biznesin. Mbyllja e bizneseve te dielën, nuk sjell dobi për asnjë subjekt ne Kosove, por është mëse e qartë që do te sjell shumë në dobi në vendet e rajonit. Krejt ato euro që shpenzohen në vendin tonë, do të shpenzohen në Shkup, Tiranë e vende tjera”, ka shkruar ai.

Vendimet ne Kosove, milionat ne vendet fqinjeVendime per bizneset pa asnje konsulte me biznesin. Mbyllja e bizneseve…

Posted by Berat Rukiqi on Saturday, February 15, 2020